Gjykimi për rekrutim në terrorizëm | Foto: KALLXO.com

Gjykimi i të Akuzuarit për Rekrutim në Terrorizëm

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar seanca ndaj të akuzuarit për rekrutim në terrorizëm Fatos Rizvanolli.

Rizvanolli akuzohet se bashkë me Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha dhe Sadat Topojani kanë marrë pjesë në aktivitetet e grupeve terroriste që të sigurojnë fonde dhe burime materiale.

Rizvanolli ngarkohet se e dërgoi njërin nga ata që luftojnë në Siri në Aeroportin e Prishtinës.

Në procesin gjyqësor kundër Rizvanollit është duke dëshmuar Islam Selimi. Selimi është dëshmitar i prokurorisë.

Rizvanolli në seancën e 11 tetorit kur iu lexua aktakuza, u deklarua i pafajshëm, ndërsa tha se nuk e mbështet ISIS-in.

http://kallxo.com/rizvanolli-nuk-e-mbeshtes-isis-in/

Më 23 shtator KALLXO.com shkroi për dënimin e Musa Ademit me pesë vjet burg për rekrutim në terrorizëm.

Për këtë vepër penale u dënua në muajin maj të këtij viti me 10 vjet burg edhe Zeqirja Qazimi, ish-imami në xhaminë “El-Kudus” të Gjilanit.