Gjykata Pranon Ekspertizën nga Zagrebi për Triumf Rizën

Po ashtu mori vendim që për këtë çështje nuk ka nevojë të bëhet superekspertizë.

Mbrojtja e Enver Sekiraqës  nuk u pajtua me këtë ekspertizë, ngase rezultatet e saj dolën të ndryshme nga ato kosovare për të njëjtën çështje.

Në nëntor të vitit të kaluar toksikologia kosovare Safete Gashi-Naka në ekspertizën e saj kishte konstatuar se ish-polici Triumf Riza në mometin e vdekjes mund të ishte i dehur rëndë.

http://kallxo.com/ekspertja-triumf-riza-ishte-i-dehur-ne-momentin-e-vdekjes/

Më 4 dhjetor të vitit të kaluar për ta vërtetuar sasinë e alkoolit në gjakun e Triumf Rizës në momentin e vdekjes në vitin 2007, mostrat e gjakut të ish-policit u dërguan në Institutin e Forenzikës në Zagreb.

Bostjan Penko, avokati i Enver Sekiraqës e kontestoi ekspertizën zagrebase ngase tha se atë e ka kryer një institucion policor.

Penko tha  se nëse mbrojta  do ta dinte se ekspertiza është kërkuar nga institucioni policor që në fillim do ta kundërshtonte,  sepse sipas tij një ekspertizë që është bërë nga një trup policor i shkel parimet themelore të një gjykimi të drejtë duke u referuar edhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Për ne është e qartë se ky institut konstaton se Triumf Riza në kohën e vdekjes mund të deklarohet të ketë qenë esëll me faktin e pamohueshëm se në kohën kur janë marrë mostrat e gjakut për testim, koncentrimi absolut i alkoolit në gjakun e tij rezulton se përmban 0.56 gramë për litër,”  tha avokati.

Mostrat e gjakut Rizës iu morën 22 orë pas vdekjes.

Avokati Penko kërkoi superekspertizë, por këtë kërkesë e kundërshtoi prokurori Andrew Carney.

Carney th ase ekspetiza e bërë në Zagreb nuk ka anshmëri dhe nuk ka konflikt interesi.  Ai tha se nëse është ashtu si po thotë mbrojtja,  atëherë edhe ekspertizat e balistikes, mjekësisë ligjore, shikimi i vendit të ngjarjes e shumë ekspertiza tjera do të ishin të pavlefshme.

Seanca e radhës u caktua  të enjten më 3 mars.

Në këtë seancë Enver Sekiraqa pritet ta japë deklaratën e tij për çështjen për të cilën  akuzohet.

Sekiraqa po gjykohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

KALLXO.com ka raportuar sot gjatë ditës për këtë rast.

http://kallxo.com/te-sekiraqa-ekspertiza-per-triumf-rizen/ [interaction id=”56d7594536e5105a3a3f7bd5″]