Enver Hasani

Gjykata: Asgjë nuk ka Përfunduar Rreth Aktakuzës Ndaj Enver Hasanit

Gjykata Themelore në Prishtinë tha sot për KALLXO.com se aktakuza që ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e cila e ngarkon atë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim nuk është e përfunduar ende.

“Nuk ka përfunduar asgjë lidhur me aktakuzën ndaj Enver Hasanit, ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe nga gjykata pretendon Bajram Tmava, avokat i Enver Hasanit, i cili tha se me refuzimin e mundësisë së veçantë, në këtë rast do të duhej të hudhej edhe aktakuza.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës pranoi një aktvendim nga një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës, sipas të cilit Enver Hasanit i njihej imuniteti funksional si dhe refuzohej kërkesa e prokurorisë për dëgjimin në cilësinë e dëshmitarit të gjyqtarit ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese Robert Carolan.

Lidhur me këtë aktvendim  KALLXO.com kishte raportuar dje se Prokuroria Speciale e Kosovës do të bëjë ankesë.

http://kallxo.com/specialet-ankohen-per-enver-hasanin/