Gjuriq në Mesnatë në Kishën Afër Zveçanit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq do të nisë sot vizitën në Kosovë.

Gjuriq pritet të arrijë në veri të vendit në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa do të jetë pjesëmarrës në liturgjinë e pashkëve ortodokse në Kishën e Banjskës afër Zveçanit.

Liturgjia fillon në mesnatë.

Gjuriq vizitën në Kosovë me leje të institucioneve do ta vazhdojë edhe nesër.

Lajmin se Marko Gjuriqit i është lejuar vizita e konfirmoi dje për KALLXO.com Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli.

Zyberaj tha se pret që Gjuriq t’i respektojë rregullat gjatë vizitës.

http://kallxo.com/gjuriq-neser-e-pasneser-vizite-me-leje-ne-kosove/

Gjuriq ishte arrestuar më 26 mars në Mitrovicën Veriore, ngase erdhi në Kosovë pa lejen e institucioneve kosovare,

http://kallxo.com/foto-gjuriq-deportohet-jashte-territorit-te-kosoves/

Ai aë ditë u soll pastaj në Prishtinë dhe më pas u deportua nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit.