Presidentja Osmani uron festën e Pashkëve

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Pashkëve duke thënë se kjo festë, personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin.

“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi”

“Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar!” – thuhet në telegram urimin më 31.03.2024