Ilustrim

Gjuajtje me armë pas bisedës për një borxh

Mbrëmjen e kaluar një person ka raportuar në polici se është kërcënuar me armë nga një person tjetër në Prishtinë.

Policia me anë të raportit ditor, ka sqaruar se viktima me të dyshuarin për derisa ishin duke biseduar në lidhje me një borxh, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Policia nuk ka raportuar për ndonjë person të lënduar ndërsa me të dalë në vendin e ngjarjes, të njëjtit kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

I dyshuari pas ka kërcënuar viktimës me gjuajtje me armë, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti gjendet në arrati.