Rexhë Gjonbalaj

Gjonbalaj thotë se në kontratën me ‘Z Mobile’ nuk ka pasur shërbime 3G dhe 4G

Rexhë Gjonbalaj, në dëshminë e tij para Komisionit Parlamentar për gjendjen e PTK-së, ka thënë se sipas  palës së Telekomit, nuk ka pas shërbime 3G dhe 4G për Z Mobile, të parashikuar në kontratë.

“Sipas anës tonë të Telekomit, nuk ka pasur shërbime 3G dhe 4G të parashikuara në kontratë, e vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit ishte dënim për mos ofrim të këtyre shërbimeve dhe ofrimin e sim-kartelave sa herë kërkohet, e jo vetëm 100 mijë”, ka thënë Gjonbalaj.

Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se rasti në Arbitrazh është humb qëllimshëm, pasi dokumente që kanë qenë në favor të Telekomit janë fshehur.

Aliu kundërshton Gjonbalajn për çështjen e ofrimit të shërbimeve 3G dhe 4G.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka kundërshtuar Gjonbalajn, për çështjen e ofrimit të shërbimeve të internetit 3G dhe 4G, për të cilën Gjonbalaj tha se nuk ka qenë e cekur në kontratë.

Aliu ka prezantuar një dokument të grupit të ekspertëve të Telekomit, në të cilën sipas Aliut, në kontratë është e shkruar që Telekomi do t`i ofroj shërbimet e internetit për Z Mobile.