Mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike, 28 tetor 2022- Foto: KALLXO.com

Dështon mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike - VIDEO

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka dështuar të mbahet shkaku i mungesës së deputetëve.

Kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj tha se vetëm nga deputeti i partisë së tij, LDK, Besian Mustafa ka marrë njoftim që është jashtë vendit, ndërsa për të tjerët nuk ka njohuri.

Në komision prezentë ishin anëtarët Driton Selmanaj (LDK), Ferat Shala (PDK), Abelard Tahiri (PDK), Jeta Statovci (LVV).

Në rend dite ishte Intervistimi i Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit/Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Intervistimi  i Sylejman Hajdini, ish-Drejtor Menaxhues-Kosova Thëngjill sh.a.


Abelard Tahiri anëtar i komisionit nga PDK, ka mbajtur një konferencë për media pas dështimit të mbajtjes së Komisionit Hetimor.

Ai tha se si grup parlamentar i PDK i kanë prezantuar numrat konkret që bëjnë me dije që import për energji nuk ka pas nevojë, prej qe është fillu kriza energjetike.
Për dështimin e mbledhjes, ai fajësoi partinë në pushtet – LVV-në.
“Sot dështoi mbledhja si rezultat i mos pjesëmarrjes së deputetëve ng mazhoranca.Sot kishim per diskutim ftesën per ambasadorin tonë Martin Berishaj për implikimet e tij që i kemi pretendu gjatë kësaj krize energjetike. Përfaqësuesit e mazhorancës po refuzojnë ti ftojmë. Pretendinet se ka pas keqpërdorime janë faktu si ajo për importin e energjisë, shtrejtimin e shumë të tjera. Kjo periudhë dyshojme se ka pas shumë afera korruptive”, tha ai.

Tahiri shtoi se i bëjnë thirrje mazhorancës mos ta bojkotojë punën e Komisionit Hetimor.

“Besoj që në mbledhjen e radhës do t’i kemi prezent në mënyrë që të marrim vendim se kur do ta ftojmë Martin Berishaj që të dëshmoj pranë komisionit. Tahiri tha se rreth datës 10 dhjetor përfundon puna e komisionit dhe sipas tij nese nuk arrijnë me kry punën e tyre do të kërkojnë zgjatje të afatit. Për atë arsye nuk do të duhej të ishte ditë e humbur”, theksoi Tahiri.