Foto: Ilustrim

Gjilanasit Rrihen për ‘Facebook’

Policia e Kosovës njofton për një rrahje që ka ndodhur dje në Gjilan si rezultat i një publikimi në rrjetin social.

Sipas Policisë, viktima mashkull ka raportuar se ditë më parë një i dyshuar ka postuar në faqen e tij të rrjetit social përmbajtje ofenduese dhe më pas në përpjekje për sqarim i dyshuari e ka sulmuar edhe fizikisht.

Në përpjekje për t’i ndarë është involvuar edhe i dyshuari tjetër, i cili ka përdorur forcë fizike për ta zmbrapsur sulmuesin, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Dy të lënduarit viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.