Ilustrim

Gjilanasi gjuan me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan një person ka gjuajtur me armë zjarri.

Me këtë rast Policia ka konfiskuar një pushkë të gjuetisë me 8 fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.