Gjendja Shëndetësore e të Akuzuarës Shtyn Seancën

Kjo seancë u shty në afat të pacaktuar, ngase Sevdije Ahmeti, njëra nga të akuzuarat nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjyqtari i rastit e njoftoi Fatlume Bujupajn të akuzuarën tjetër në këtë rast se seanca nuk mund të mbahet.

Sot ishte paraparë të thuhej fjala përfundimtare në në gjykimin e Ahmetit dhe Bujupajt.

Ato nga prokuroria akuzohen për përvetësim mjetesh financiare të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Nga prokuroria, Ahmeti si drejtoreshë e kësaj qendreje, akuzohet se së bashku me Fatlume Bujupajn, arkëtaren e qendrës me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore nga vitit 2000 deri në nëntor të vitit 2005 kanë përvetësuar para në shumën prej 145 mijë eurove, shumë kjo e cila u ishte besuar nga donatorët e ndryshëm.