Qeveria e Maqedonisë - Foto: REL

Gjashtë Zëdhënëse Shqiptare në Policinë e Maqedonisë

Në ditën simbolike, 8 Marsin, për herë të parë Ministria e Brendshme e Maqedonisë autorizoi gjashtë shqiptare për zëdhënëse, njofton zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu në rrjetin e tij social “Facebook”, raporton Tv21.tv.

Ja emrat e zëdhënësve të emëruara shqiptare në MPB: Merita Shehu, zëdhënëse në nivel të Ministrisë së Brendshme, Valdete Etemi, zëdhënëse në Sektorin e Shkupit, Mirsade Fejzuli, zëdhënëse në Sektorin e Kumanovës, Donjeta Veseli, zëdhënëse në Sektorin e Tetovës, Merlina Islami, zëdhënëse në Sektorin e Ohrit, Shpresa Amedi, zëdhënëse në Sektorin e Manastirit.

Nuhiu përfundon duke shkruar se “Shprehim respekt për femrat shqiptare dhe përkulje për të gjithë ata që kontribuuan për institucionalizimin e Marrëveshjes së Ohrit në sistemin kushtetues – politik të Maqedonisë”./21Media