Gjashtë Kandidatë në Garë për Rektor të UP-së

Është mbyllur zyrtarisht afati për kandidim për pozitën e rektorit të Universitetit  të Prishtinës ndërsa pjesë e kësaj gare janë gjashtë kandidatë

Kandidatë për rektor në konkursin e përsëritur janë Isuf Musliu, Nuridin Destani, Marjan Dema, Afrim  Hamidi, Azem Lajçi dhe Xhevat Berisha.

Këta kandidatë i konfirmoi për KALLXO.com, sekretari i përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi.

Kandidati Isuf Musliu kishte kandiduar edhe në konkursin e parë të shpallur kur ishte diskualifikuar nga gara nga komisioni për verifikimin e dokumenteve.

Asnjë nga kandidatët tjerë që aplikuan në konkursin e parë nuk kanë ri-aplikuar.

Konkursi i mbyllur sot është rishpallur më 14 mars pasi që në konkursin e parë, asnjëri nga kandidatët që kishin aplikuar nuk kishin marrë numrin e mjaftueshëm të votave nga anëtarët e këshillit Drejtues.

http://kallxo.com/deshton-zgjedhja-e-rektorit-te-up-se/

Kandidati Nuridin Mestani është profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë; Marjan Dema është profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike; Afrim Hamidi është profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë; Xhevat Berisha është profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Azem Lajçi është profesor në Fakultetin e Mjekësisë. Kandidati i gjashtë, Isuf Musliu nuk është pjesë e stafit të UP-së.