Rektorati i Universitetit të Prishtinës | Foto KALLXO.com

Sot Intervistohen Katër Kandidatë për Rektor të UP-së

Ata që kanë aplikuar për të marrë postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës në konkursin e përsëritur, sot do të kenë mundësi të shpalosin programin e tyre para Këshillit Drejtues të UP-së.

Për dallim nga hera e kaluar, sot pjesë e panelit do të jetë edhe anëtari ndërkombëtar i Këshillit Drejtues, Sigurd Hoellinger.

Në garë tani janë 4 kandidatë që synojnë postin e të parit të UP-së:  Afrim Hamidi, Marjan Dema, Nuridin Mestani dhe Xhevat Berisha, ndërsa  gara janë diskualifikuar kandidatët Isuf Musliu dhe Azem Lajçi.

Pas shpalosjes së programit, kandidatet do t’iu përgjigjen pyetjeve të Këshillit Drejtues të UP-së.

Intervistimi i kandidatëve do të zgjasë deri rreth orës 13 ndërsa më pas do të zhvillohet votimi i fshehtë për zgjedhjen e rektorit.

Në fillim të këtij muaji, KD dështoi ta zgjedhë rektorin pasi që asnjë nga kandidatët në garë nuk mori numrin e mjaftueshëm të votave dhe kjo çoi në rishpalljen e konkursit.

http://kallxo.com/deshton-zgjedhja-e-rektorit-te-up-se/