UP-ja, më në Fund, me Rektor të Ri

Marjan Dema është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës.

Në votimin që u mbajt para pak çastesh, pas përsëritjes së konkursit, Demaj mori shtatë nga nëntë votat e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Rektori i ri është zotuar për ngritjen e cilësisë në universitet dhe ka thënë se do të fillojë me punët e lëna anash në mungesë të rektorit për afro dy muaj.

“Do të filloj me diplomat, janë mbledhur shumë diploma, do t’i bëj disa prioritete që kërkojnë kohë, janë financat, rregulloret pa të cilat nuk mund të punojmë, me siguri do t’i bëjmë prioritetet dhe në bazë të prioriteve do të punojmë,” deklaroi Dema.

Dy kandidatët tjerë Xhevat Berisha dhe Afrim Hamidi morën nga një votë, ndërsa Nuridin Mestani nuk mori asnjë votë.

Marjan Dema është profesor i matematikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike