Prekaz

Ganimete Musliu kërkon të votohet Ligji për Kompleksin në Prekaz

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar partitë opozitare që nuk kanë marrë pjesë në seancën e kaluar të Kuvendit, për të votuar Ligjin për Kompleksin Memorial Adem Jashari.

Musliu tha se qeverisja në Prishtinë nuk po gjen vend as për një përmendore të komandantit legjendar Adem Jashari.

“Ne si PDK kërkojmë që të bashkohemi dhe ta votojmë sot Ligjin për kompleksin Memorial ‘Adem Jasharin’ sot sepse nesër do të jetë shumë vonë”, tha ajo.