Furra ‘Abi’ në Prizren nuk e rriti çmimin e bukës

Një furrë në qytetin e Prizrenit, sfidoi trendin e rritjes së çmimit të bukës nëpër furrat e këtij qyteti dhe në gjithë Kosovën.

Disa ditë pasi qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, nëpër furra filloi ngritja e çmimit të bukës dhe jo vetëm.

Kjo nën arsyetimin se Serbia është një prej importuesve më të mëdhenj të miellit në Kosovë.

Megjithatë, furra ‘Abi’, që është biznes nën pronësi të Irfan Fushës nisi një fushatë që synon ngritjen e kualitetit e jo çmimit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rritjen e çmimit të bukës:

https://kallxo.com/shtrenjtohet-buka-ne-prizren/