Fotogaleri: Muhabet, Muzikë, Shah... në Tendat e Opozitës

Këngë, lojë shahu, lojë letrash… është atmosfera që po mbretëron në sheshin kryesor të Prishtinës, aty ku partitë opozitare i kanë instaluar tendat në pritje të dorëheqjes së qeverisë.

Policët po bëjnë roje non-stop afër vendit të protestës, ndërsa i ftohti i natës po sfidohet edhe me një zjarr të ndezur.

Kjo është qendra e Prishtinës në natën e parë të asaj që u tha se është protestë e vazhdueshme e opozitës, deri të shtunën më 27 shkurt, në ditën kur është paralajmëruar një protestë masive kundër qeverisë.

Deputetë dhe zyrtarë të lartë të partive opozitare po vizitojnë dhe po qëndrojnë me ‘pelegrinët’ opozitarë.

Deri më tani ata janë vizituar nga Visar Ymeri, Ilir Deda, Shqipe Pantina, Driton Çaushi e Fatmir Limaj ndërsa Albin Kurti qysh herët ka vendosur ta kalojë natën në tendë.

IMG_1266 IMG_1267 IMG_1268 IMG_1270 IMG_1273 IMG_1275 IMG_1276 IMG_1278 IMG_1279 IMG_1280 IMG_1281 IMG_1282 IMG_1283 IMG_1284 IMG_1285 IMG_1286 IMG_1289 IMG_1291 IMG_1292