FOTO: Priten drunjtë në ‘Bregun e Diellit’, reagon Shpend Ahmeti

Persona të panjohur kanë prerë mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” të Prishtinës disa drunj të mbjellë nga Komuna.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

“Dikush i ka pre mbreme mbi 10 drunjë të njomë në B. të Diellit me sëpatë. Nuk mundem assesi me kuptu pse dikush e bën këtë. Marre!”, ka shkruar Ahmeti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që kur vërejnë diçka të tillë të thërrasin Policinë ose Komunën në numrin e telefonit pa pagesë: 080012233.

Këto janë fotot e publikuara nga kryetari Shpend Ahmeti.