FOTO: Aksident me të lënduar mes një veture dhe një motoçiklete në qendër të Prishtinës

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në afërsi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, afër selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Prishtinë.

Sipas një fotografie të cilën e ka dërguar një qytetar në KALLXO.com, shihet se në aksident janë të përfshirë një makinë dhe një motoçikletë.

Sipas të njëjtit qytetar, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.

KALLXO.com ka kontaktuar me komandantin e Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahun, i cili e konfirmoi aksidentin.

“Në aksident janë të përfshirë një veturë taxi dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekëve kujdestar motoçiklisti ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha komandanti Milaim Fejzullahu.