FOTO: Aksident i rëndë në Komoran

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para rreth një ore në rrugën Komoran-Sankoc.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident, ku të përfshira janë dy vetura “Golf 4”, ka të lënduar.

Qytetari tha se dy shoferët e veturave kanë pësuar lëndime në këtë aksident.

Siç shihet edhe në foto, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.