Era Istrefi

Era Istrefi arrin në Moskë për të performuar në finalen e madhe të Botërorit

Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka mbërritur në Rusi për të marrë pjesë në finalen e Botërorit, të dielën. Këtë e ka bërë të ditur vet Era Istrefi në llogarinë e saj në Instagram.

Era bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith janë këngëtarët që do të interpretojnë himnin e këtij Botërori në finalen mes Francës dhe Kroacisë.

Finalja pritet të zhvillohet në Luzhniki Arena të Moskës.