Performanca e Live it Up, Foto: Fifa/ Facebook

Era Istrefi: Performimi, moment i jashtëzakonshëm

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është deklaruar pas përformancës së saj së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, në Kupën e Botës.

Era përmes llogarisë së saj në “Instagram”, ka publikuar një foto me mbishkrimin:

“Ne sapo performuam këngën tonë me Ëill Smith dhe Nicky Jam, në Kupën e Botës 2018!!! Çfarë momenti i jashtëzakonshëm!!!”, ka shkruar Era Itrefi.

Himni i këtij botërori “Live it Up” u këndua nga këngëtarja shqiptare Era Istrefi, aktori dhe këngëtari amerikan Will Smith si dhe Nicky Jam.

https://kallxo.com/performanca-e-kenges-live-it-up-ndez-mosken/