EKSKLUZIVE: FSK demonstron forcën
14.12.2018 - 14:31
Forca e Sigurisë së Kosovës që ka nisur zyrtarisht rrugën për t’u bërë ushtri ka demonstruar kapacitetet e saj për ta mbrojtur shtetin.
KALLXO.com ju sjell xhirime ekskluzive të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’ ku mund të shihni në aksion të gjitha njësitet e FSK-së.
Ushtria e re së bashku me shtatë ushtri të tjera të shteteve aleate dhe KFOR-in realizojnë ushtrimin për demonstrimin e forcës.
Sonte në RTK dhe në Facebook të Kallxo.com, në orën 20:20, transmetohet episodi i parë i serisë së gjashtë emisioneve të #KALLXOForca