Foto: Policia e Kosovës

Efektet e stimuluesit seksual që u konfiskua nga Policia e Kosovës

3 mijë e 12 paketime të barnave të llojit Kamagra janë konfiskuar nga policia gjatë ditës së djeshme.

Ky numër u bë i ditur në një konferencë për media në të cilën u tha edhe se janë arrestuar tre persona që merren me trajtimin e produkteve medicinale.

Përvec konfiskimit të barit i cili shërben si stimulues seksual, policia ka njoftuar se ka konfiskuar mijëra barëra të tjera.

Bari ‘Kamagra’ përdoret për të trajtuar problemet e funksioneve seksuale mashkullore.

Sipas përshkrimit të medikamentit efekti i tij është 45 minuta deri në 60 minuta pas marrjes së barit ndërsa kohëzgjatja e veprimit arrin deri në 6 orë.