Fatmir Limaj - Foto: Nisma për Kosovën

Edhe Nisma Përkrah Bekim Jasharin në Skenderaj

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë publikë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe të bartësve të listës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në një konferencë për media, Limaj tha se po u ofrojnë qytetarëve kandidatë shumë të dëshmuar profesionalisht.

Me këtë rast, ai bëri të ditur se Nisma e përkrah kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin.

“Nisma për Kosovën ka nderin dhe kënaqësinë që ta mbështes fuqishëm kandidimin e pinjollit të familjes Jashari, Bekim Jasharin. Por, jo vetëm që jemi të kënaqur, por do ta ketë mbështetjen e plotë të Nismës për Kosovën, Bekim Jashari për kryetar të komunës së Skenderajt”, tha ai.

Përveç në Skenderaj, Nisma do ta mbështetë edhe një kandidat tjetër të pavarur. Fjala është për Fatmir Rashitin, i cili garon për kryetar të Shtimes.