Ilustrim
E akuzuara për vrasjen e burrit me sëpatë deklarohet rreth fajësisë
Suzana Zogëjani- Sekiraqa, e cila akuzohet par vrasjen e bashkëshortit të saj Artan Sekiraqa, u deklarua e pafajshme para Gjykatës.
E akuzuara në pyetjet e trupit gjykues u deklaruar e pafajshme dhe se vrasja ndaj bashkëshortit të saj sipas të akuzuarës ka ndodhur për vetëmbrojtje.
“Nuk e pranoj fajësinë, e gjitha ka qenë për vetëmbrojte”, tha e akuzuara Suzana Zogëjani- Sekiraqa.
Sipas aktakuzës më 21 nëntor 2018 rreth orës 08:30 në banesën e saj në Dole – Francë, ku ishin duke jetuar së bashku me të ndjerin, e pandehura Suzana Zogëjani – Sekiraqa me dashje e privon nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj.
Prokuroria pretendon se Zogëjani e kishte kryer vrasjen duke e goditur me mjet të mprehtë – sëpatë të paktën 11 herë në pjesën e sipërme të qafës si dhe në pjesën e poshtme të qafës.
Tutje në aktakuzë përshkruhet se këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës viktimës.
https://kallxo.com/shtyhet-seanca-ndaj-te-dyshuares-se-vrau-burrin-me-sepate/
Seanca e radhës u caktua me 27 mars.