Dy të ndaluar për aksidentin në Gjilan

Vozitësi dhe bashkudhëtari i kamionit i cili dyshohet se shkaktoi të gjithë aksidentin në Gjilan, janë ndaluar nga ana e policisë.

“Policia e Kosovës e ka ndalë vozitësin e mjetit dhe bashkudhëtarin e tije që të dy shqiptar shtetas të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me anë të një njoftimi policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:05.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë së Kosovës dhe sipas hetimeve të para dyshohet se një kamion transportues dyshohet për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbë kontrollin mbi mjetin transportues duke goditur disa vetura. Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes ka mbi dhjet persona të lënduar të cilët janë bart urgjent në qendrën emergjente këtu në Gjilan. Edhe për kundër përpjekjeve të mjekëve një person ka ndrru jetë si pasoj e lëndimeve të marra në aksident”, thuhet në njoftimi e policisë.