Ilustrim Zjarrfikësit e Kosovës, Foto: KALLXO.com

Digjet një lokal në Mitrovicë të Jugut - VIDEO

Një lokal prapa xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë të Jugut është djegur më 04.06.2024.

Komandanti i zajrrfikësve, Mehmet Mehmeti, në një përgjigje për KALLXO.com tha se njësiti i zjarrfikësve menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar zjarrin.

Mehmeti ka konfirmuar se lëndime nuk ka pasur as nga ana e pronarit të lokalit dhe as nga zjarrfikësit.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

 

“Sot në ora 13 :33 kemi marrë një informatë se tek xhamia ‘Isa Beg’ po digjet një lokal. Menjëherë Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin” – ka thënë Mehmeti.