Eprorja e policisë që u gjet e vdekur sot në Gjilan punonte në Operativën Rajonale

Një zyrtare policore është gjetur e vdekur në Gjilan gjatë ditës së sotme.

Policia e Kosovës, më saktësisht ajo e Rajonit të Gjilanit ka njoftuar se zyrtarja policore është gjetur pa shenja jete në hapësirat e varrezave të qytetit ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

KALLXO.com mëson se e njëjta ka qenë me gradë rreshter dhe ka punuar në Operativën Rajonale të Gjilanit.

KALLXO.com raportoi pak më parë nga vendi i ngjarjes ku u gjet e vdekur zyrtarja policore.

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare se çka saktësisht ka ndodhur me të njëjtën.

Policia e Rajonit të Gjilanit ka paralajmëruar konferencë për media në orën 18:00.

 

VIDEO – Policia: Personi që u gjet i vdekur në Gjilan është zyrtare policore