Vali Corleone | Foto: Facebook

Arrestohet Vali Corleone, dyshohet se kërcënoi prindërit e tij

Vali Corleone është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm pasi ndaj tij u raportua se po ushtron dhunë në familje.

KALLXO.com mëson se Vali Corleone dyshohet se ka kërcënuar prindërit e tij, ndërsa ishin këta të fundit që kanë raportuar rastin në polici.

KALLXO.com ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani i cili konfirmoi se Corleone është arrestuar rreth orës 2 të mëngjesit të ditës së djeshme.

“Në lidhje me rastin policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme pas marrjes së informacionit dhe ka arrestuar të dyshuarin me inicialet P.V.K I cili dyshohet se në vazhdimësi ka kanosur prindërit e tij”, tha Hashani për KALLXO.com.

I njëjti sipas policisë pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.