Dy të Lënduar në Aksidentin në Lipjan

Dy qytetarë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në  mes të një traktori dhe një kamioni në Lipjan.  Në raporte zyrtare thuhet se ngjarja ka ndodhur më në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.

Sipas raportit të policisë, dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar i dyshuari i cili drejtonte traktorin ndërsa si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar viktima e cila drejtonte kamionetën dhe një pasagjer.

Të njëjtit sipas policisë janë dërguar për tretman mjekësorë në QKUK në Prishtinë.