FOTO ILUSTRIM

Dy të Arrestuar për Rrëmbim

Dy persona janë arrestuar dje pasdite në Prizren pasi që ata e kishin mbajtur në lokalet e firmës së tyre pa dëshirën e tij një punëtor.

Viktima ka arritur që të arratiset, duke kërcyer nga kati i dytë i objektit.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit pasi janë intervistuar janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në rr. “Ukë Bytyqi”, në Prizren.