Qyteti i Gjakoves

Dy raste të dhunës në familje në Gjakovë, viktima gratë

Dy raste të dhunës në familja janë raportuar në 24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 12:00 ka arrestuar një person të dyshuar pasi i njëjti, në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar rreth orës 02:00, po ashtu në Gjakovë.

Sipas policisë, një grua ka informuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore si pasojë e sulmit, dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore është dërguar në shtëpi të sigurt.

Njësitet policore janë në kërkim të personit të dyshuar.

Ndërkohë sot Policia e Kosovës ka nisur një fushatë kundër dhunës në familje.

 

https://kallxo.com/qalaj-nuk-do-te-tolerohet-dhuna-ne-familje/

 

www.KALLXO.com