Hapësirat e Universitetit të Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Dugolli: Trajtimi i mësimdhënësve universitarë është i turpshëm

Bujar Dugolli, profesor në Universitetin “Hasan Prishtina, ka thënë se trajtimi i mësimdhënësve universitarë është duke u bërë në mënyrë jo të dinjitetshme dhe se kjo sipas tij është e turpshme.

“Sikur të mos ngriteshin pagat e ministrave ndoshta askush nuk do të reagonte. Mirëpo duhet të kihet parasysh që ulja dhe degradimi i koeficientit të stafit universitar është e turpshme”, ka thënë Dugolli për RTK-në.

Dugolli ka thënë se me ndryshimet ligjore profesorëve iu parashihet ulja e pagave dhe për këtë arsye edhe stafi universitar përkrahë grevën.

“Me ndryshimet e reja ligjore pritet që profesorëve universitarë t’ju ulet paga deri në 200 euro, çka është e papranueshme për ta”, ka theksuar ai.

Profesori Dugolli ka thënë se stafi universitar nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon rritje page por janë kundër uljes së tyre./RTK