Drenas: Nxënësja e fillores ngacmohet seksualisht

Një i mitur në Drenas është arrestuar dje për shkak se ka ngacmuar seksualisht një vajzë, po ashtu të mitur.

Policia ka njoftuar se i dyshuari dhe viktima janë nxënës të shkollës fillore.

Me vendim të prokurorit, i mituri pas intervistimit, në prani të prindit, punëtorit të QPA-së dhe avokatit mbrojtës është dërguar në mbajtje për 24 orë.