Ilustrim

Digjet një veturë në Rahovec

Një automjet me tabela vendore është përfshirë nga zjarri dje në Rahovec.

Policia rastin e ka cilësuar si zjarrvënie ndërsa sqaron se i njëjti rast ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Bekim Isma” rreth orës 21:45.

“Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe eksperti i zjarreve. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje, bëhet e ditur se rasti është iniciuar dhe mbetet të hetohet nga policia.