Ilustrim

Dhuron Veturën e Marrë me Qira, Arrestohet Mashtruesi

Një person nga Peja është arrestuar nën dyshimet se ka mashtruar një kompani duke larë borxhin e tij me veturën që kishte marrë me qira.

Sipas raportit ditor të policisë, i arrestuari kishte borxh në vlerë prej 650 euro dhe për këto para i kishte dorëzuar veturën e marrë me qira një personi të tretë.

Arrestimi është bërë në rrugën “Beteja e Koshares” në Pejë, ndërsa të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.