Dhurata Hoxha. Foto: MD

Dhurata Hoxha pret konfirmim pozitiv për vizat

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka zhvilluar sot takimin e paraparë me anëtarët e komitetit LIBE të Parlamentit Evropian, ku është diskutuar rreth procesit të radhës për çështjen e liberalizimit të vizave.

Hoxha ka deklaruar se nga ky komitet presin konfirmime pozitive sa i përket liberalizimit. Më tej ajo tha se LIBE ka vlerësuar lartë progresin e arritur në Kosovë.

Takimet e sotme i paraprijnë votimit te Komitetit që mbahet nesër në Bruksel./21Media