Dhuna në Familje Dukuri e Shëmtuar

Ambasadori mori pjesë në promovimin e doracakut për gjyqtarëve e prokurorëve në lidhje me luftimin e kësaj dhune.

“Jam krenar për rolin e ambasadës amerikane për nxjerrjen e këtij doracaku që trajton një dukuri të shëmtuar,” tha Delaëie.

Ai u shfaq i bindur se doracaku do të ndihmojë edhe vetëdijesimin kundër dhunës në familje.

“Ne besojmë që përpos që ky doracak do të ndihmojë gjyqtarët dhe prokurorët, ai do të zgjerojë botëkuptmin e shoqërisë në luftimin e kësaj dukurie,” tha Delaëie

Presidentja Jahjaga tha se nuk do të tolerohet asnjë formë e dhunës në familje.

“Ne duhet të tregojmë se nuk do të tolerojmë asnjë formë të dhunës në familje në çfarëdo forme qoftë ajo,” tha Jahjaga.

jahjaga

 

Jahjaga foli edhe për doracakun që po promovohet, tha se ai përfaqëson praktikat më të mira të luftës kundër kësaj dukurie.

“Ky doracak do të ngre efektivitetin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në trajtimin e këtyre rasteve,” tha Jahjaga.

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi dha statistika të kësaj dhune.

“Prej 1000 rasteve të dhunës në familje brenda vitit në Kosovë 82 % janë femra. Ne duhet të luftojmë këtë dukuri dhe kodi penal parasheh dënime të ashpërsuara për luftimin e kësaj dukurie,” tha Kuçi.

Ministri deklaroi se “angazhimi ynë si shoqëri duhet të jetë për një shoqëri pa dhunë në familje”.

Më 24 tetor të vitit të kaluar në Suharekë u vra nga dhuna e burrit të saj Zejnepe Bytyqi-Berisha. Për këtë vrasje është duke u zhvilluar një proces gjyqësor.

http://kallxo.com/espertize-neuropsikiatrike-per-vrasesin-e-zejnepe-berishes/

Në nëntor të vitit të kaluar “Drejtësia në Kosovë” solli rrëfimin e një gruaje të rrahur nga burri. [interaction id=”56fcf62482287b5830bdce9f”]