Dëshmitari: Daçiq Zvarriti Zbardhjen e Vrasjes së Vëllezërve Bytyçi

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Ivan Pajiçq dëshmitar okular në vrasjen e Vëllezërve Bytyqi, ka drejtuar akuza drejt zyrtarëve të lartë të Serbisë për mungesën e gjyqit për këtë vrasje.

Pajiq i cili ishte dëshmitar okular për vrasjen që thotë se ndodhi në korrik të vitit 1999, qëndroi i heshtur për 14 vite, ndërsa ai thotë se ish-kryeministri serb dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq nuk dëshiron që ky rast të zbardhet.

Sipas tij ai nuk kishte dashur të flasë për atë çfarë kishte parë derisa ia kishin arrestuar babain i cili ishte i vetmi që njihte sekretin e Pajiqit.

Pajiq kishte dhënë deklaratë në Prokurorinë serbe disa herë me radhë si dhe tek autoritetet amerikane që nga vitit 2013, por sipas tij nuk ka vullnet shtetëror për vënie të drejtësisë.

Në rrëfimin e tij, Pajiq thotë se dyshon që babanë ia helmuan në burg për shkak të asaj që dinte për vrasjen e vëllezërve Bytyçi që ishin ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vuçiq dëshiron që të përfundojë ky rast por ky tjetri (Ivica Daçiq) dëshiron ta lërë anash…Mua ky rast më ka kushtuar me vrasjen ose me kokën e babait tim. Këtu mund të them që Daçiqi është drejtpërsëdrejti i përzier në këtë”, tha Pajiq.

I riu nga Serbia thotë se ndihet fajtor që nuk ka folur më herët për rastin.

“Nuk është që nuk më ka munduar por është pak vështirë të dalësh kundër shtetit të jemi real”, tha Pajiq.

Në këtë intervistë, Pajiq flet për kërcënimet që kishte marrë pas rastit dhe si kishte vazhduar jeta e tij pasi dëshmisë.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: