Pamje nga promovimi i revistës ‘PrishtinArt’. Foto: KALLXO.com.

Revista ‘PrishtinArt’, udhërrëfyesja për të njohur kryeqytetin

Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtina ka nisur botimin e revistës për art, kulturë e turizëm, “PrishtinArt”.

Promovimi i numrit të parë të kësaj reviste është bërë të shtunën në mbrëmje në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Para shumë të ftuarve, drejtues të Komunës së Prishtinës thanë se revista do të jetë një pasqyrë dhe udhërrëfyes për trashëgiminë kulturore dhe pasurinë turistike të kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha me këtë rast se kjo revistë do të mundësojë që do të lartësojë artin dhe kulturë në Prishtinë.

“Kryeqyteti ka talente të jashtëzakonshme dhe botimi i kësaj revistë do jetë një mundësi shtesë për ta e cila do të mundësojë lartësimin edhe më të artit dhe kulturës në kryeqytet”- tha Rama.

Themeluesja dhe drejtoresha kreative e “PrishtinArt”, Arta Balaj, drejtoreshë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, tha gjatë promovimit se revista u dedikohet artistëve, ku ata do të japin kontributin e tyre.

Ajo tha se numri i parë u dedikohet aktiviteteve të ndodhura në kryeqytet, ndërsa numri i dytë që do të dalë në maj specifik për një fushë të artit dhe kulturës.

“Ky numër është i aktiviteteve që kanë ndodhur, kurse nga majit, numri i dytë i revistë që  i dedikohet kalanderit kulturor për të ardhmen, si do të do  jetë e specifikuar për një fushë të artit dhe kulturës”- tha drejtoresha Balaj.

Balaj bëri të ditur se revista do të  shpërndahet edhe në aeroplanë nga fluturimet për në Kosovë.

Revista “PrishtinArt” do të përfshijë shkrime, tema, reportazhe e intervista nga fusha e artit, kulturës dhe turizmi.

Pamje nga promovimi i revistës ‘PrishtinArt’. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga promovimi i revistës ‘PrishtinArt’. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga promovimi i revistës ‘PrishtinArt’. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga promovimi i revistës ‘PrishtinArt’. Foto: KALLXO.com.