Deputeti i LDK-së Tregon pse Mungon në Seancë

Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi për KALLXO.com tregoi disa arsye për mungesën e tij në sallën e mbledhjeve në ditën kur mund të zgjidhet Presidenti.

Për të i papranueshëm është fakti se asnjë kandidat për President nuk është nga radhët e LDK-së. Këtë gjë deputeti Bulliqi e konsideron edhe fyese.

Atij nuk i ka pëlqyer edhe ftesa për festim të zgjedhjes së Presidentit.

“Gjithashtu edhe thirrja për festë në sheshin e Prishtinës për zgjedhjen e Presidentit është e papranueshme për mua, sepse një gjë e tillë mund të çojë në gjakderdhje duke e ditë që në shesh veç ka protestues dhe unë nuk e pranoj një gjë të tillë,” tha Bulliqi.

Ai tha se nuk dëshiron ta komentojë pjesëmarrjen e kolegëve të tij partiakë në seancën e sotme dhe as  mendimin e elektoratit të LDK-së për këtë çështje.

“Kur të vijë koha, elektorati do vendos për secilin veç e veç,” tha Bulliqi për KALLXO.com. [interaction id=”56d067f35762585b454939af”]