Logo e LDK-së - Foto: Facebook

Deputeti i LDK-së Kërkon Dorëheqjen e Qeverisë

Refuzimi i vizës nga ana e ShBA-së për kryeministrin Ramush Haradinaj nga opozita po shihet si shenjë izolimi i Kosovës nga ana shteteve mike.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që e mban atë shtet, nga e vetmja forcë që i jep garancë të sigurisë.

Sipas tij, izolimi i Kosovës ka nisur tashmë. Ai po ashtu tha se dorëheqja e kësaj Qeverie është domosdoshmëri tani.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Dhe kështu, në 10 vjetorin e pavarësisë, Kryeministrit të Kosovës i refuzohet viza për në Amerikë. Një relacion siç se kishim menduar ndonjëherë – Republika në rënie të lirë.

Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që e mbanë atë shtet; nga e vetmja forcë që i jep garancë të sigurisë. Nga një relacion ekzistencial partneriteti me SHBA-në, këta e sollën vendin në relacion refuzimi.

20 vite më parë liderët e Kosovës kishin lidhje e trajtim shumë më të avancuar perëndimorë se që kanë këta sot.

Sot, pak udhëheqës në botë, marrin refuzim të tillë.

Izolimi i Kosovës ka nisur tashmë. As takime të niveleve të ulëta s’mund të bëjnë më. E gjitha për interesa të ngushta të një grushti njerëzve në pushtet.

Prandaj dorëheqja e kësja qeverie është domosdoshmëri tani. Këta s’janë të aftë për shtet”, ka shkruar Abdixhiku”. /21Media