Pamje pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së - Foto: KALLXO.com

Demarkacioni Mbledh Urgjent Kryesinë e LDK-së

Ministri Arban Abrashi tha pas takimit se në këtë mbledhje është diskutuar rreth zhvillimeve te fundit.

“Rreth çështjes së shënimit të kufirit (me Malin e Zi) është mendu se duhet të debatohet. Faktet janë në anën tonë dhe do të vërtetohen së shpejti”, ka thënë Abrashi, duke shtuar se megjithatë “demarkacioni shumë shpejt do të përcillet për në Kuvend”.

Duhet kujtuar se sot ambasadori britanik i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të zhvillojë debat publik rreth demarkacionit.

http://kallxo.com/brexit-nuk-e-zbeh-mbeshtetjen-britanike-per-kosoven/

Po ashtu, lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, Qeveria ka shtyrë për një ditë tjetër një takim të paraparë për të mërkurën në mëngjes.

http://kallxo.com/qeveria-shtyn-mbledhjen-per-demarkacionin/

Gjithashtu, sipas ministrit Abrashi në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë së LDK-së është debatuar edhe rreth vlerësimit të ministrave.

“Janë disa ministri që ndoshta duhet të bëhen bashkë“, tha Arban Abrashi, duke paralajmëruar një takim të ngjashëm “kah fundi i javës”.