Deçanasit me 11 Kilogramë Drogë në Veri të Mitrovicës

Rubrika “Policia” sjell reportazhin e filmuar në gusht të vitit 2014 në pjesën veriore të Mitrovicës, ku një grup shqiptarësh nga rrethi i Deçanit janë arrestuar gjatë shkëmbimit të 11 kilogramëve marihuanë.

Droga sipas hetuesit të rastit kishte ardhur nga Shqipëria dhe destinacion kishte kryeqytetin serb Beogradin.

5 personat janë arrestuar gjatë shkëmbimit të drogës me qytetarë serbë të pjesës veriore.

Vendtakimi i dy grupeve kriminale ishte në pjesën veriore të Mitrovicës, saktësisht në “Lagjen e Boshnjakëve”.

Vlera e drogës së konfiskuar gjatë aksionit në fjalë kap shumën 12 mijë euro.