Ilustrim

Deçan: Mbushin veturën me karburant me para të falsifikuara, arrestohen të dyshuarit

Tre persona sipas policisë kanë mbushur veturën me derivate në vlerë prej 20 eurove të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Policia ka sqaruara se dy ditë më parë në fshatin Prilep të Deçanit, tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë përdorur para të falsifikuara për të mbushur veturën me derivate.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në veturën e të njëjtëve janë gjetur dhe konfiskuar edhe para të tjera të falsifikuara.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori, ku me urdhër të këtij të fundit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.