Ilustrim

Deçan, arrestohet për inçizim të paautorizuar të një vajze brenda shkollës

Gjatë ditë së djeshme në Deçan, policia ka arrestuar një person për inçizim të paautorizuar.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 13:45.

Sipas njoftimit, arrestimi ka ndodhur pasi që i njëjti ka hyrë brenda në shkollë dhe ka bërë inçizim të paautorizuar të ankueses.

Në lidhje me këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.