Borxhi i Falur 137 Milionë Euro

Sipas komunikatës, këto të dhëna të faljes së borxheve për periudhën 2000-2008 janë dërguar në Komisionin Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve nga institucionet e përfshira në këtë falje.

Ndërsa nga fillimi i zbatimit të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike janë mbledhur të hyra në shumën prej 20,526,290.24 euro.

“Nga raportet e ofruara nga institucionet relevante, borxhet e mbetura për periudhën 2000-2008 janë në shumën prej 295,128,590.66 euro si subjekt i faljes për përfituesit e mundshëm deri në shfuqizimin e ligjit. Në këto të dhëna nuk janë përfshirë borxhet ndaj KEK-ut,” thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë borxhe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, Doganës, Tatimit në Pronë si dhe ndërmarrjeve publike, se Ligji për Faljen e Borxheve shfuqizohet më 3 shtator 2016.

“Prandaj, ftohen qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë afat të mbetur kohor dhe të kontaktojnë me organizatat buxhetore dhe ndërmarrjet publike për të lidhur marrëveshje  për faljen e borxheve publike ndaj tyre,” thekson Ministria e Financave në komunikatën e dërguar për media.

Prej pasluftës e deri në fund të vitit 2008 Korporata Energjetike e Kosovë (KEK), Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Doganat e Kosovës llogarisin se qytetarë e biznese kanë rreth 400 milionë euro borxhe të grumbulluara.

Falja e Borxheve Peshon Afër 400 Milionë €

Në një hulumtim të bërë nga Gazeta JNK, thuhet se të hyrat vetanake të komunave në Kosovë janë në nivel shumë më të ulët sesa vëllimi i financimit nga buxheti qendror, kjo gjë rezulton nga mungesa e vullnetit të pushtetit lokal për të mbledhur të ardhurat që i takojnë me ligj dhe se parashikimet shumë të ulëta të të hyrave vetanake të komunave në Kosovë ndikohen edhe nga financimi i sigurt nga qeveria.

Varësia Pa Krye e Komunave nga Buxheti Qendror

Sipas një draft-dokumenti për të hyrat vetanake të komunave të Kosovës të prezantuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) së bashku me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), thuhet se komunat e Kosovës me të hyrat e veta në pesë vjetët e fundit mesatarisht marrin pjesë në buxhetin qendror me vetëm 4.02 për qind.

http://kallxo.com/komunat-te-varura-nga-buxheti-i-shtetit