Saranda Bogujevci - Foto: Facebook

Bogujevci: Serbia nuk pranon se kreu krime në Kosovë

Në diskutimin në Kuvend që po u kushtohet të pagjeturve, deputetja Saranda Bogujevci foli për përvoja personale.

Bogujevci është e mbijetuara nga masakra ndja disa familjeve në Podujevë në vitin 1999.

Para dy ditësh është liruar tre vjet e gjysmë para kohës kur do ta kryente dënimin, Sasha Cjetan, pjesëtar i Njësitit “Shkorpionët” që u dënua për këtë masakër.

Bogujevci tha në Kuvendin e Kosovës se me këtë lirim Serbia nuk dëshiron ta pranojë fajin.

“Serbia nuk don ta pranojë fajin, nuk do ta pranojë që ka kryer krime në Kosovë”, tha Bogujevci.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i bëjnë presion Serbisë për të pagjeturit.

Bogujevci deklaroi se rekomandimet për të pagjeturit do të prezantohen pas debatit.

“Kanë kalu 19 vjet dhe familjarët ende jetojnë me dhimbjen. E kam përjetu këtë vetë për një kohë dhe është vështirë të jetosh me atë ndjenjë”, tha Bogujevci.